Angli

Mbrojtësi i Chelsea-t bën agjentin, “fton” Neymar te “Blutë”

Thiago Silva është në “perëndim” të karrierës, por mbrojtësi duket se po bën mirë edhe rolin e agjentit te Chelsea.

Së fundmi, braziliani ka deklaruar se, Neymar duhet të lëvizë nga PSG dhe t’i bashkohet Chelsea-t.

“Nëse ai do të largohet nga PSG, atëherë ai duhet të bashkohet me Chelsea-n.

Besoj, se nuk është e nevojshme të flasim për aftësitë e Neymar, sepse të gjithë e njohim. Përveç kësaj, ai është një mik i mirë për mua. Shpresoj që kjo të ndodhë” – tha mbrojtësi i cili më parë ka luajtur së bashku me Neymar në Paris.

PSG ka njoftuar se braziliani është në shitje dhe klubi do të pranonte të dëgjonte çdo ofertë në drejtim të tij.

Chelsea është një nga klubet e pakta në botë që mund të përballojë Neymar, kartonin dhe pagën e tij.

Londinezët janë shumë aktiv në merkato dhe me ndryshimin e pronësisë, klubi mbetet ende një superfuqi dhe tani zërat për transferimin e Neymar në Londër pritet të ndizen akoma dhe më shumë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency