Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mbrojtësi i Milanit vrapon drejt rikuperimit (Video)

Andrea Conti ishte një nga afrimet e shumta të merkatos verore te Milani dhe nga ish mbrojtësi i Atalantës pritej vërtetë shumë. Fillimi ishte fantastik për mbrojtësin e majtë, por një dëmtim i rëndë e detyroi të qëndrojë jashtë fushave të lojës, për disa muaj.

Rikthimi i tij në fushë është parashikuar për në muajin mars, por duket se procesi i rikuperimit po ecën me ritme të shpejta. Në një video të postuar nga klubi kuqezi në Instagram, shfaqet Conti që vijon procesin e rikuperimit, me intensitet të lartë. Mjekët e Milanit janë optimistë se me vullnetin me të cilin po punon Conti, rikthimi i tij në fushë do të afrohet për në fundin e muajit janar.

Rikuperimi i tij do të ishte një lajm mjaft i mirë edhe për trajnerin e Milanit, Vincenzo Montella, pasi me skemën e përdorur prej tij këtë sezon, Conti do të ishte mjaft i rëndësishëm në krahun e majtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...