Futboll

Mbrojtësi i njohur spanjoll “var këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Nacho Monreal ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, në moshën 36-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë spanjolli nga Pamplona nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“36 vjet duke luajtur futboll, 16 prej të cilave si profesionist. E kam shtrydhur trupin tim dhe e kam çuar në limite që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Gjuri më dërgon një mesazh me zë të lartë dhe të qartë. Nuk mund të vazhdoj, ndaj pranoj situatën. Një fazë ka përfunduar dhe një tjetër fillon, ndaj jam i lumtur. Falënderoj të gjithë klubet me të cilat kam luajtur në karrierën time”, shkroi Nacho në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i lindur në Pamplona, e nisi karrierën te Osasuna, ndërsa më pas veshi fanellën e Malagës, Arsenalit për 7 sezone e së fundi të Real Sociedadit, por një dëmtim në gju ia bëri të pamundur vijimin e karrierës si futbollist.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency