Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbrojtësi i preferuar i Xavit, Barcelona e gjen në Itali me gjysmë çmimi

Një qendërmbrojtës është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për merkaton e verës. Drejtuesit e klubit katalanas po studiojnë tregun italian, aty ku pëlqehet Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi senegalez është pjesë e Napolit prej vitit 2014, ndërkohë që kontrata i përfundon në vitin 2023. Bisedimet në lidhje me rinovimin kanë ngecur, situatë që po tenton ta shfrytëzojë Barcelona.

Mediet spanjolle shkruajnë se afrikani është dëshira e madhe e klubit katalanas, që është gati të paguajë deri në 35 milionë euro, duke llogaritur moshën e Koulibaly dhe faktin që i ka mbetur një vit kontratë.

Napoli e vlerëson 70 milionë euro, por do të detyrohet ta shesë nëse nuk e bind të rinovojë, ndërsa kalimi te Barcelona është mundësia e fundit për Koulibaly për të siguruar një kontratë të majme në karrierë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...