Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mbrojtësi i shkakton “dhimbje koke” Guardiolës

Manchester City do të vuajë mungesën e John Stones në disa ndeshje kyçe në shtëpi dhe në Evropë. Guardiola ka ofruar një përditësim gjendjes së Stones dhe ka konfirmuar se do të mungojë për një muaj pasi pësoi një dëmtim kundër Arsenalit. Trajneri i Manchester City-t foli gjithashtu për Foden dhe konfirmoi se anglezi është riaftësuar pas një problemi fizik.

“Stones është tri javë, një muaj jashtë,” u tha Pep gazetarëve. “Fatkeqësisht, janë shumë ndeshje. Vjen pas Kupës së Botës. Disa javë jashtë dhe do të kthehet.”

Guardiola më pas u pyet nëse Foden do të ishte në dispozicion për ndeshjen e së dielës në Premier League kundër Tottenhamit. “Po, mendoj se po. Ai është stërvitur mirë këto dy ditët e fundit.”

Guardiola ka probleme në mbrojtje me mungesën e Stones dhe Joao Cancelos, që ka përfunduar në formë huazimi te Bayerni. Man. City gjithashtu ka një ecuri të dobët kundër Spurs në stadiumin “Tottenham Hotspur”. Qytetarët kanë humbur në të tria vizitat e fundit dhe nuk kanë shënuar ende në shtëpinë e re të londinezëve veriorë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...