Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Mbrojtësi i United mbyll sezonin, rrezikon edhe Kampionatin Europian

Luke Shaw pritet t’i mungojë Manchester United për 12 javë pas një tërheqjeje muskulore. 28-vjeçari u detyrua ta mbyllte në mënyrë të parakohshme ndeshje e fundjavës ndaj Luton Town, sfidë të cilën “Djajtë e Kuq” e fituan 1-2.

Ekzaminimet e fundit kanë zbuluar kohëzgjatjen që Shaw do të qëndrojë jashtë fushave dhe anglezi me shumë mundësi nuk do të mund të luajë më në këtë sezon dhe rrezikon dhe pjesëmarrjen në Euro 2024.

Lajmi vjen si një goditje jo vetëm për trajnerin Erik ten Hag, por edhe për Southgate të Anglisë që e ka aktivizuar mbrojtësin e majtë si titulluar në dy turnetë e fundit madhor, madje në Europianin e fundit, Shaw shënoi dhe në finale ndaj Italisë.

Lexo edhe:

Ky është dëmtimi i dytë i rëndë për Shaw. 28-vjeçari mungoi nga gushti deri në nëntorin e kaluar për shkak të një problem të ngjashëm.

Luke Shaw ka luajtur vetëm 15 ndeshje për Manchester United këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që vjet luajti 47 ndeshje në të gjitha garat.

Erik ten Hag pritet të aktivizojë Victor Lindelof në mungesë të Luke Shaw, duke qenë se dhe Tyrell Malacia është i dëmtuar.

“Djajtë e Kuq” janë në një ecuri prej katër fitoresh radhazi në kampionat dhe për momentin mbajnë vendin e 6-të me 44 pikë, 5 pikë më pak se Aston Villa që ndodhet në vendin e 4-të që të çon në Champions League. Ndeshja e radhës për Manchester United është të shtunën ndaj Fulhamit të Armando Brojës në Old Trafford.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...