Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbrojtësi italian fluturon drejt Londrës, gati firma me Tottenhamin

E kërkuan shumë skuadra, por Destiny Udogie ka zgjedhur Tottenhamin për të vijuar karrierën, teksa pasditen e sotme ka fluturuar drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.

Anësori italian ka zbuluar se është shumë i emocionuar dhe i lumtur që po firmos me “Spurs”, megjithatë pranoi se edhe sezonin e ardhshëm do të vijojë të jetë pjesë e Udineses për të fituar më shumë eksperiencë.

“Jam shumë i kënaqur që po transferohem në Premier League, ku do të punoj me trajnerin Conte. Jam i sigurt që me të do të rritem shumë më tepër. Megjithatë për momentin është shumë e rëndësishme që të rikthehem në huazim te Udinese, pasi kam nevojë të luaj dhe të fitoj më shumë eksperiencë. Jam i sigurt që do të bëj një sezon mjaft të mirë”, deklaroi futbollisti.

Udogie u kërkua nga disa skuadra në Itali, mes të cilave edhe Interi, megjithatë ishte Fabio Paratici ai që fitoi garën, duke paguar 16 milionë euro në arkat e Udineses dhe për më tepër, huazimin një vjeçar të futbollistit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...