Yann Bisseck është emri i tretë që bëhet pjesë e Inter në këtë merkato të verës pas Marcus Thuram dhe Davide Frattesi. Mbrojtësi vjen si një përforcim nga radhët e danezëve të Aarhus teksa kartoni i gjermanit i kushtoi arkave të klubit italian shtatë milionë euro, para që do të paguhen të ndara në dy këste.
Lexo edhe:
- Ndeshja e Champions League me Ludogorets, Ballkani: Biletat shiten edhe në Prishtinë
- Pas dy sezonesh, mesfushori “kuqezi” largohet nga Konyaspor
- Lautaro apo Barella, kush do jetë lideri i ri i “zikaltërve”?
- Gerrard: Së shpejti kampionati i Arabisë Saudite do të jetë një nga më të mirët në botë
Bisseck ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028 me Interin në fjalët e tij të para si lojtar zikaltër, mbrojtësi u shpreh se është gati dhe i lumtur për aventurën më të re në karrierën e tij. Bisseck është një lojtar i konsideruar me të ardhme të madhe dhe së fundmi ishte pjesë e Gjermanisë U21 në kmapionatin europian për të rinjtë, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit te “panzerat”.
Ndërkohë, në sezonin e fundit me Aarhus, Bisseck regjistroi 35 ndeshje duke shënuar edhe pesë gola.
