Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbrojtësi mbyll aventurën në Azerbaxhan, ish-lojtari i Tiranës konsiderohet i “lirë”

Jurgen Goxha ka mbyllur eksperiencën me klubin e Sabail në elitën e futbollit azerbaxhanas. Mbrojtësi ishte pjesë e Sabail prej fillimit të këtij sezoni dhe është aktivizuar në 17 ndeshje duke shënuar edhe dy gola, mirëpo klubi ka njoftuar se me anë të marrëveshjes, palët kanë vendosur të ndahen para kohe.

“Klubi i Sabail ka arritur marrëveshjen për të mbyllur para kohe kontratën me Jurgen Goxha, lojtarit i është dhënë statusi i “agjentit” të lirë. Sabail falenderon lojtarin dhe i uron sukses në karrierë”, shkruhej në njoftimin e Sabail për Goxhën.

Në këtë formë, 29-vjeçari del një lojtar i lirë dhe gati për të nisur një aventurë të re, teksa opsion mund të jetë edhe rikthimi në Superiore, aty ku Goxha ka qenë pjesë e Tiranës apo edhe Bylis. Kujtojmë se prej dy sezonesh, Goxha ishte shpërngulur në Azerbaxhan dhe fillimisht ishte pjesë e Gabalës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...