Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Mbrojtësi spanjoll: Kur po fitonte Kosta Rika, gati më ra të fikët!

César Azpilicueta po rikuperohet nga një goditje në shpinë dhe orët e ardhshme do të bëhet e ditur nëse do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen ndaj Marokut. Mbrojtësi i Chesea-t dha një intervistë për “Cadena Ser”, ku foli për situatën aktuale dhe perspektivën e Spanjës në Kupën e Botës:

“Skuadra ka një ambicie dhe dëshirë të madhe për të luajtur një ndeshje të mirë kundër Marokut dhe për të shkuar në çerekfinale. Tani vjen pjesa e mirë dhe ne duhet të tregojmë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Kur na thanë se Kosta Rika po fitonte dhe ne ishim jashtë, për pak më ra të fikët. Jemi nga të paktat skuadra që janë rritur duke bazuar në punën e përditshme në modelin e lojës dhe frymën e skuadrës”.

Spanjolli foli edhe për mundësinë e madhe që kishte për të ndryshuar ekip verën e kaluar (e kërkoi me ngulm Barcelona):

“Tek Chelsea luajta më pak se 30 ndeshje dhe mbeta lojtar i lirë. Nuk më kishte ndodhur kurrë në jetën time. Por erdhën pronarët e rinj dhe më shfaqën dëshirën që unë të qëndroja. Londra është shtëpia ime dhe fëmijët e mi flasin anglisht më mirë se spanjisht”, – këmbëngul César, i cili në fund vendosi të mos shkonte në “Camp Nou” – “Kur mora vendimin, mendoj se Xavi më kuptoi. Nëse gjërat janë të qarta, ato kuptohen”.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...