Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Mbrojtësi titullar kthehet në çështje, braktisi finalen pa shkak disa orë para fillimit

Mbrojtësi i Chelsea-t, Andreas Christensen, braktisi finalen e FA Cup, të shtunën përballë Liverpoolit, vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes.

Futbollisti danez, në fakt, nuk kishte asnjë shqetësim fizik, por i tha trajnerit Thomas Tuchel se nuk donte të luante në përballjen në Wembley, sepse nuk ndihej gati.

Christensen do ta kishte ndeshjen titullar përpara Trevoh Chalobah nëse nuk do të tërhiqej në mënyrë të papritur, duke befasuar stafin teknik por jo vetëm.

Braktisja pa asnjë motiv e skuadrës dhe largimi i papritur nga hoteli, të shtunën në mëngjes, kuptohet se i ka lënë shokët e tij të skuadrës të hutuar dhe të shokuar.

Burime pranë Christensen kanë treguar se mbrojtësi nuk ndihej mirë në ditët para finales, diçka që “ylli” i Bluve ia tregoi trajnerit të tij përpara se të vendoste të tërhiqej mëngjesin e ndeshjes me pretendimin se nuk ishte fizikisht gati për të luajtur.

Christensen, i cili raportohet se fiton 78,000 £ në javë te Chelsea, e luajti të plotë ndeshjen në fitoren 3-0 të mërkurën e kaluar ndaj Leeds United.

Pas humbjes përballë Liverpoolit, Tuchel pranoi për herë të parë se Christensen largohet në fund të sezonit.

“Po humbasim Toni Rudigerin, po humbasim edhe Andreas Christensen”, – konfirmoi Tuchel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...