Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Mbrojtësi tregon sekretin nga stërvitjet e Barcelonës: Nuk na lejohej ta preknim Messin

Jean Clear Todibo është aktualisht pjesë e Nice në Ligue 1 dhe po shkëlqen me këtë skuadër që aktualisht ka një nga mbrojtjet më të mira jo vetëm në Francë, por në të gjithë Europën. 23-vjeçari që është një nga liderët e Nice, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Barcelonës në vitet 2019/2021.

Lexo edhe:

Megjithatë, blaugranat nuk i besuan shumë dhe një pjesë të kohës Todibo e kaloi si i huazuar në klube të ndryshme. Me fanellën e spanjollëve mbrojtësi regjistroi vetëm pesë paraqitje. Së fundmi, Todibo tregon një prapaskenë nga koha e tij me Barcelonën teksa thekson se në stërvitjen e katalanasve ishte e ndaluar të bëjë një ndërhyrje kundër Messit.

“Në stërvitjet e Barcelonës ishte e ndaluar të prekje Messin. Mund të duket si çmenduri, por është e vërtetë. Duhet të tregoheshim shumë të kujdesshëm me Messin. Megjithatë, unë e kuptoj, bëhej fjalë për futbollistin më të mirë. Askush nuk do të donte ta dëmtonte Messin”, u shpreh Todibo.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...