Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Mbrojtësit kapen kot me Griezmann”, Simeone: Jemi ekip i kompletuar

Atletico Madrid po kalon momentin më të mirë të sezonit. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 3-0 ndaj Valencias në “Wanda Metropolitana”.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në La Liga dhe rezultati i dhjetë radhazi pozitiv (7 fitore dhe 3 barazime). “Colchoneros” mbajnë vendin e tretë në renditje, ndërkohë që Simeone është i lumtur me formën e djemve të tij.

Jam i lumtur sepse kush luan bën shumë mirë, por të njëjtën gjë bëjnë edhe ata që vijnë nga pankina. Jemi një skuadër e kompletuar.

LEXO EDHE:

Në pjesën e parë nuk ia dolëm të shënonim golat e tjerë që realizuam në të dytën. Avantazhi 1-0 është i rrezikshëm, nuk je kurrë i qetë. Atletico po rritet shumë”.

Më pas një koment për Antoine Griezmann. Sulmuesi francez zhbllokoi takimin, duke gjetur golin e nëntë sezonal në La Liga.

Është shumë e vështirë ta markosh. Antoine është një ndër më të mirët në botë në leximin e situatave në sulm”, theksoi Diego Simeone.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...