Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mbrojtja e të drejtave tregtare dhe pronësisë intelektuale, UEFA trajnon institucionet shqiptare përpara finales

Përgatitjet për finalen e UEFA Conference League, Roma-Feyenoord, më 25 maj në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, vijojnë me ritme të larta dhe gjithçka po shkon sipas planeve.

Në kuadër të organizimit të këtij evenimentit të rëndësishëm ndërkombëtar sportiv në vendin tonë, përfaqësuesit ligjor të UEFA në Shqipëri organizuan së fundmi pranë ambienteve të Shtëpisë së Futbollit një trajnim mbi mbrojtjen e të drejtave tregtare dhe pronësisë intelektuale të UEFA-s dhe partnerëve të saj në këtë finale.

Morën pjesë në këtë trajnim përfaqësues të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, por edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një eksperiencë, siç është kjo finale e një kompeticioni ndërkombëtar, është shumë e vlefshme për të kuptuar mënyrën se si duhet të mbrohen të drejtat e pronësisë intelektuale dhe cilat janë detyrat për të gjithë institucionet e përfshira për zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen e të drejtave tregtare për një eveniment të tillë që është ndër më cilësorët në botë në aspektin e standardeve dhe organizimit.

Muajt dhe javët e fundit UEFA në bashkëpunim me FSHF ka zhvilluar një sërë takimesh dhe trajnimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në mënyrë që të gjithë të jenë të informuar për detyrat që kanë dhe angazhimin e tyre në finalen e parë historike të UEFA Conference League, Roma-Feyenoord.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...