Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mbrojtja është “bunker”, Chelsea i Tuchel mposht edhe Evertonin!

Me Thomas Tuchel Chelsea duket një tjetër skuadër në këtë sezon. Blutë e Londrës ruajtën vendin e 4-t edhe pas javës së 28-të të Premier League pasi mposhtën në Stamford Bridge Everton me rezultatin 2-0, duke regjistruar fitoren e 6-të nga 9 takime që ka zhvilluar gjithsej Chelsea me trajnerin gjerman në stol në të cilat ka regjistruar dhe 3 barazime dhe ka pësuar vetëm 2 gola në total. Ai ndaj Everton ishte një duel i drejtpërdrejtë për zonën Champions të cilin Chelsea e fitoi pastër dhe tashmë numëron 50 pikë në tabelën e renditjes. Pas një fillimi më të mirë nga ana e Everton, blutë e Londrës zhbllokuan rezultatin në minutën e 31-të falë autogolit të Godfrey që devijoi goditjen e talentit gjerman Kai Havertz në portën e mbrojtur nga Pickford. Dyfishimi i Chelsea-t dhe siguria për të marrë tre pikët në këtë sfidë erdhi vetëm në minutën e 65-të me Jorginhon që ktheu në gol një 11-metërsh. Për t’u përmendur edhe fakti që Kai Havertz iu anulua një gol nga VAR në këtë sfidë për pozicion jashtë loje. Me Tuchel mbrojtja e Chelsea-t është një bunker i vërtetë dhe për këtë meritat shkojnë të gjitha për gjermanin Tuchel.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...