Eduardo Camavinga dhe Vinicius Jr. janë “viktimat” e fundit të dëmtimeve te Real Madrid, me dy lojtarët që pritet të mungojnë rreth dy muaj.
Lajm shumë i keq ky për “Los Blancos”, që tashmë e ka infermierinë të mbushur plot.
Lexo edhe:
- FOTO/ “E dua kombëtaren me gjithë zemër”, Broja: Qarkullojnë shumë të pavërteta
- Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar
- Plas te Çekia, trajneri përjashton 3 futbollistë para finales me Moldavinë
- VIDEO/ Tifozët dhunojnë boksierin në ring, merret vendimi për duelin Nurja-Ramirez
Trajneri Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë për pjesën tjetër të sezonit pa Thibaut Courtois. E njëjta gjë vlen edhe për Eder Militao dhe nëse gjithçka shkon mirë, braziliani mund të kthehet më së shpejti në fund të prillit.
Dani Ceballos, nga ana tjetër, është më afër rikthimit, me spanjollin që mund të jetë i disponueshëm në ndeshjen e radhës. Kepa do të rikthehet pas dy javësh, ndërsa Tchouameni, ashtu si Camavinga dhe Vinicius, do të kthehet në fushë vetëm në fillim të janarit.
Situata e Arda Guler nga ana tjetër është shumë ndryshe. Talenti turk tashmë ka pësuar tre dëmtime dhe ende nuk ka debutuar me ekipin e tij të ri. Nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t, duke u bërë një rast i diskutueshëm dhe që shkakton më shumë se disa shqetësime.
