Luis Javier Suarez është zyrtarisht lojtar i Almeria-s. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll me një deklaratë zyrtare.
25-vjeçari kolumbian vjen në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Marseille. Është një rikthim në futbollin spanjoll për sulmuesin, i cili kaloi gjashtë vite duke veshur fanellat e Granada-s, Valladolid-it etj.
Eksperienca e tij në Francë zgjati vetëm disa muaj, ku ai numëron 11 paraqitje në të gjitha garat për Marseille, duke shënuar 3 gola.
