Ligue 1

“Mbylle gojën, majmun!”, fjalët që e bënë Neymarin të humbte toruan

Neymar Junior mund të ndëshkohet rëndë nga komisionet juridike për shkak të gjestit të pahijshëm në momentin e përplasjes mes futbollistëve të të dyja skuadrave (PSG-Olimpique Marseille 0-1). Braziliani goditi me grusht pas koke kundërshtarin (Alvaro), me gjyqtarin që u ndihmua nga pamjet filmike për t’i treguar kartonin e kuq. Si shkaktarët kryesorë të kaosit të krijuar morën karton të kuq Kurzawa, Paredes e Neymar për PSG-në dhe Amavi e Benedetto për Marseillen.

Në momentin kur po dilte nga fusha, Neymar iu afrua  kameras dhe u justifikua me këto fjalë: “E godita, sepse është racist”. Neymar, në fakt, nuk u mjaftua me kaq. Ai reagoi pak më vonë edhe në rrjetet sociale, ku postoi mesazhin: “Keqardhja e vetme është që nuk e godita në fytyrë atë debil!”

Por çfarë e bëri Neymarin të humbte qetësinë dhe të vazhdonte të shprehej keq për kundërshtarin edhe pas përfundimisht të ndeshjes?

Në minutën e 38-të, Angel di Maria bëri një veprim të pahijshëm, të papranueshëm dhe të dënueshëm sidomos në këtë periudhë pandemie. Argjentinasi pështyu drejt Alvaro Gonzalez, por fatmirësisht pa e goditur. Mesfushori spanjoll mësohet se ka debatuar edhe me Neymarin, të cilit i është drejtuar me fjalët: “Mbylle gojën, majmun!” Pikërisht këto fjalë Neymari i mbajti “vëth në vesh” dhe gjeti rastin për të marrë hak me grushtin pas koke në momentin e zënkës masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave, në kohën shtesë.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency