Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mbyllen katër takime të Superiores/ Vllaznia merr tri pikët ndaj Teutës, Kukësi fitore jetësore

U mbyllën pasditen e kësaj të mërkure katër takime të javës së 33-të të Kategorisë Superiore.

Vllaznia-Teuta ishte përballja më e fortë që u luajt. Shkodranët morën fitoren minimale 1-0 ndaj durrsakëve dhe tri pikë shumë të vlefshme.

Lexo edhe: 

Sfida u zhbllokua që në minutën e 12’ nga Çoba, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh dhe u dhuroi fitoren vendasve.

Pas raundit të 33-të Vllaznia ngjitet në vend të katërt me 46 pikë, teksa Teuta qëndron në vend të gjashtë me 42 pikë.

Kukësi mori fitoren e madhe 3-0 në shtëpi ndaj Laçit, tri pikë këto shumë të vlefshme për mbijetesën e “verilindorëve”.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, por me tentativat që u bënë nga të dyja ekipet.

U desh minuta e 59’ që Ndreca ta dërgonte topin në rrjetë dhe t’i jepte avantazhin vendasve.

Më pas në minutën e 87’ Barbosa do të dyfishonte rezultatin e “verilindorëve”, teksa në minutën e 90+2’ po ai do të gjente rrjetën, duke realizuar golin e tretë për Kukësin dhe duke vulosur sfidën.

Pas kësaj përballjeje, Kukësi renditet në vend të shtatë me 40 pikë, teksa Laçi në vend të pestë me 44 pikë.

Egnatia ngec në transfertë e Kastriotit, ndërsa u mund në stadiumin e Kamzës me rezultatin 1-0.

Rrogozhinasit mbetën me një lojtar më pak që në pjesën e parë, pas ndëshkimit të Malotës me karton të kuq.

Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 80’, minutë në të cilën Greca realizoi golin e avantazhit dhe të fitores për krutanët.

Pas këtij raundi, Kastrioti qëndron në vend të fundit me 35 pikë, teksa Egnatia qëndron në vend të tretë me 49 pikë.

Bylisi merr fitoren 1-2 në transfertën e Erzenit. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 59’ që të zhbllokohej sfida.

Kacorri gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi ballshiotët në avantazh pas rreth një ore lojë.

Shijakasit tentuan të reagonin dhe në minutën e 79’ Alan Calbergue gjeti rrugën drejt rrjetës, duke u dhënë barazimin vendasve.

Megjithatë miqtë nuk u ndalën dhe në minutën e 85’ Kacorri do të rikthente Bylisin në avantazh, duke realizuar dopietë.

Pas javës së 33-të Erzeni renditet në vendin e tetë me 39 pikë, teksa Bylisi në vendin e nëntë me 36 pikë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...