Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mbyllen ndeshjet e Conference League/ Fiorentina bind ndaj Hearts, Villarreal “shkatërron” Austria Vienna (VIDEO)

Mbyllet ndeshjet e treta të fazës së grupeve të Conference League. Në orën 21:00 u luajtën tetë takimet e mbetura të këtij kompeticioni.

AZ Alkmaar-Apollon u mbyll me rezultatin 3-2, golin e parë e realizuan vendasit, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 16’ me Odgaard. Vetëm 4 minuta më pas Apollon barazoi rezultatin, me Koosten që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 20’. Ndërsa në pjesën e dytë AZ Alkmaar do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, me de Wit që realizoi golin e dytë për vendasit në minutën e 62’. Në minutën e 71’ Cabral i dhuroi barazimin ekipit të Apollon, por në fund Karlsson gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 85’.

Basel-Slovan Bratislava mbaroi me rezultatin 0-2, në minutën e 36’ Pauschek realizoi golin e parë të këtij takimi dhe u dha avantazhin miqve, teksa në minutën e 45+1’ Carvic dyfishoi rezultatin për Slovan Bratislava.

Ndeshja Koln-Partizan Belgrade përfundoi me rezultatin 0-1, Markovic zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9’ dhe u dha fitoren miqve.

Gent-Djurgarden mbaroi me rezultatin 0-1, sfida vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 38’, kur Danielson u dhuroi avantazhin dhe fitoren miqve.

Hearts-Fiorentina u mbyll me rezultatin 0-3, golin e parë e realizuan italianët, me Mandragoran që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 4’, me një goditje me kokë. Ndërsa në minutën e 42’ një perlë e Kouame e thelloi avantazhin e Fiorentinës. Situata u vështirësua për Hearts, pasi ën minutën e 48’ Neilson mori karton të kuq dhe e la ekipin e tij në inferioritet numerik. Ndërsa në minutën e 79’ Fiorentina gjeti golin e tretë me Jovic, i cili u asistua nga Kouame.

RFS-Basaksehir përfundoi më rezultatin 0-0, me vendasit të cilët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 70’, pasi Simkovic mori kartonin e dytë të verdhë.

Takimi Slavia Prague-CFR Cluj mbaroi me rezultatin 0-1, pasi në minutën e 45’ CFR Cluj zhbllokoi rezultatin, pasi Janga gjeti rrugën drejt rrjetës.

Villarreal-Austria Vienna u mbyll me rezultatin 0-5, spanjollët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 18’, pasi Baena shënoi falë një asisti nga Chukwueze. Teksa në minutën e 43’ Danjuma gjeti rrugën drejt rrjetës dhe thelloi avantazhin e Villarreal. Hat-Trick i Morales do të shkatërronte në pjesën e dytë ekipin e Austria Vienna, me golat që i realizoi në minutën e 76’, 80’ dhe në minutën e 88’.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...