Euro 2020

Mbyllen pjesët e para, vetëm barazim për Shqipërinë e Kosovën

Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në pjesën e parë ndaj Andorrës, ndonëse krijoi volum mjaft të lartë loje dhe raste. Kuqezinjtë gjetën shpejt golin, që u shënua nga Bekim Balaj, pas një krosimi të bukur nga Roshi, ndërsa më herët kishin shënuar edhe me Ndojin, por goli u anulua pasi topi kishte dalë më parë jashtë vijës.

Megjithatë kur pritej që gjithçka të bëhej më e lehtë, futbollistët e Andorrës zhvilluan një aksion mjaft të bukur dhe të shpejtë dhe gjetën golin e barazimit me Martinezs në minutën e 18’, i cili u harrua i lirë në zonë nga Lorenc Trashi.

Më pas kuqezinjtë tentuan të zhvendosin lojën në gjysmëfushën e Andorrës dhe ia dolën të krijojnë volum të lartë loje, por deri në fund të pjesës së parë, kërcënuan vetëm një herë rrezikshëm me Memushajn, gjuajtja e të cilit u grushtua nga portieri mik.

Barazim, por këtë herë pa gola, mori edhe Kosova në fundin e 45 minutave të para të ndeshjes ndaj Republikës Çeke, në Plzen. “Dardanët” vuajtën jo pak në 30 minutat e para të sfidës, por fati dhe portieri Arianit Muric bënë që kuadrati të mbetej i paprekur.

Më pas në minutat e fundit të pjesës së parë, intensiteti i lojës së çekëve ra ndjeshëm dhe Kosova filloi të shohë rrezikshëm nga porta kundërshtare, ndonëse nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency