Bundesliga

Mbyllën sezonin në vendin e dytë, Dortmund shkarkon Rose

Borussia Dortmund, zyrtarizon një tjetër largim, por këtë herë nuk bëhet fjalë për lojtarë, por për trajnerin e skuadrës, Marco Rose.

Drejtuesit e klubit e bënë zyrtare shkarkimin e trajnerit gjerman, pasi Rose nuk i përmbushi pritshmëritë e sezonit dhe palët vendosën për të ndarë rrugët me konsensus. Dortmund e mbylli sezonin në vendin e dytë, por shumë larg bavarezëve, me 69 pikë.

45-vjeçari e mbylli sezonin pa asnjë trofe, ndërsa mori drejtimin e Dortmund në 1 korrikun e vitit të kaluar dhe e mbylli sezonin me 47 ndeshje, në të cilat fitoi 27 takime, 4 barazime dhe 16 humbje.

Ish-trajneri i Monchengladbach dhe Salzburg mbyll kështu aventurën në “signal Iduna Park” pas një viti, ndërsa tani pritet me interes zyrtarizimi i emrit të ri për stolin e Borussia Dortmund, por deri më tani nuk ka asnjë emër konkret për të pasuar Marco Rose.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency