Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mbyllet 0-0 në Laç, kualifikimi vendoset në “Zeqir Ymeri”

Përfundoi me rrjeta të paprekura sfida e parë gjysmëfinale e e Kupës së Shqipërisë mes Laçit e Kukësit, rezultat që lë gjithçka të hapur në takimin e kthimit që do të zhvillohet në “Zeqir Ymeri”.

Të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme për të mos pësuar gol, me lojën që u përqendrua përgjithësisht në mesfushë, ku pati dyluftime të ashpra, që e detyruan kryesorin të nxirrte disa kartonë të verdhë. Nuk munguan edhe hedhjet e mjeteve ndezëse nga tifozët vendas, që ishin të shumtë nga shkallët e stadiumit.

Gjatë pjesës së parë rastet ishte sporadike dhe pa shumë rrezikshmëri, ndërsa në fraksionit e dytë portieri i Laçit Vata reagoi mrekullisht pas goditjes me kokë të Gurit.

Kukësi arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 73-të, por për kryesorin Koçi kishte ndërhyrje të parregullt në sulm. Pak minuta më vonë ishte Koliçi që reagoi në pozicion, duke ruajtur të paprekur portën e Kukësit. Përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave, kjo ndeshje përfundoi 0-0, rezultat që në pamje të parë mund të favorizojë Kukësit, por një gol i Laçit në fushën kundërshtare mund të marrë vlerë të dyfishtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...