Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbyllet grumbullimi i Kombëtareve U-17 & U-15, ja rezultatet e miqësoreve!

Është mbyllur të premten grumbullimi 4-ditor i dy kombëtareve të moshave U-17 dhe U-15, që i shërbeu stafeve teknike dhe sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF për të vëzhguar nga afër disa nga lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave. Me Shqipërinë U-17, tekniku Elvin Beqiri kishte grumbulluar 24 futbollistë, ndërsa trajneri i Kombëtares U-15, Armand Dama kishte ftuar në përfaqësuese 23 futbollistë.

Të dyja skuadrat kuqezi u grumbulluan në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe përgjatë këtij grumbullimi zhvilluan disa ndeshje miqësore. Të mërkurën në orën 11:00 u vunë përballë ekipi kombëtar U-15 dhe ai U-16, me këtë të fundit që u grumbullua vetëm për këtë takim. Kjo sfidë u fitua nga 15-vjeçarët e drejtuar nga trajneri Dama me rezultatin 3-2, falë dopietës së Devis Metaj dhe golit të Olsi Myrtajt. Për 16-vjeçarët e drejtuar nga tekniku Elvis Sina golat u shënuan nga Xhixha dhe Kasmollari.

Ndërkaq, në orën 14:30 u përballën ekipi kombëtar U-17 me ekipin kuqezi U-18, që gjithashtu u grumbullua vetëm për këtë test. Kjo ndeshje u fitua nga përfaqësuesja U-17 me rezultat 2-0. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri të dy golat u shënuan nga sulmuesi Rigers Hoxha.

Ditë e enjte, në ambientet e “Olympic Park” në Durrës u zhvilluan edhe dy miqësore të tjera të kuqezinjve ndaj ekipeve të Akademisë Shqiponjat.

Fillimisht ekipi kombëtar U-17 u ndesh me ekipin e moshës U-19 të Akademisë Shqiponjat. Ndeshja nisi në orën 13:30 dhe u fitua nga kombëtarja e drejtuar nga Elvin Beqiri me rezultatin 8-3. Për kuqezinjtë shënuan Kacanolli (3), Bajraktari (2), Hoxha, Stafa si dhe një autogol.

Në takimin tjetër të ditës që nisi në ora 15:30, ekipi kombëtar U-15 u ndesh me ekipin U-17 të Akademisë “Shqiponjat”. Miqësorja u fitua me nga kombëtarja kuqezi me rezultatin 2-0 me autor të golave Duro dhe Bode.

Ndeshjet u ndoqën me vëmendje nga sektori i ekipeve kombëtare dhe stafet teknike të kombëtarëve të moshave për parë ecurinë e lojtarëve që premtojnë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...