Ballkani ngec në transfertën e Prishtinës, në takimin e raundit të 23-të të Superligës së Kosovës, që u mbyll me barazimin 2-2.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndërsa u desh minuta e 51’ që Pllana të zhbllokonte sfidën për vendasit. Vetëm shtatë minuta më pas Krasniqi dyfishoi avantazhin për Prishtinën.
Megjithatë në minutën e 80’ Gripshi ngushtoi diferencën dhe rihapi sfidën, teksa në minutën e 90+9’, Rrahmani barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.
LEXO EDHE:
- Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
- Roma po kërkon një zëvendësues për Rui Patricion
- Camavinga pranë rekordit absolut që mbahet nga bashkëkombësi i tij
- Mehmeti e nis me “këmbë të mbarë” tek Dinamo, Skënderbeu ngec në transfertë
Pas këtij takimi Prishtina qëndron në vend të katërt me 31 pikë, teksa Ballkani vijon të kryesojë, por tashmë shkon në kuotën e 49 pikëve.
Trepca 89- Malisheva ndanë pikët, në sfidën që u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat tentuan të gjenin rrugën drejt rrjetës, por pa sukses.
Pas kësaj jave Trepca 89 renditet në vend të tetë me 23 pikë, teksa Malisheva në vend të shtatë me 25 pikë të grumbulluara.
