Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mbyllet mes tensionesh ndeshja në Rrogozhinë, Egnatia-Kastrioti vendoset nga goli i Ademit

Egnatia ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në javën e 22-të të Abisnet Superiore duke mundur 2-1 Kastriotin, në një përballje tepër delikate. Rrogozhinasit morën fitoren e dytë radhazi, duke lënë vendin e play-out-it, pasi kalojnë në renditje Dinamon. Në anën tjetër Kastrioti konfirmon sërish se ndeshjet jashtë fushe mbeten një problem, për shkak se nuk ka regjistruar asnjë sukses në 11 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion jashtë shtëpisë.
Në “Arena Egnatia”, 45-minutëshi i parë i ngjante më shumë një ndeshje shahu me të dyja ekipet që u treguan pragmatiste më tepër seç duhet, duke u kujdesur që të mos pësonin. Krahas dueleve të ashpra në zonat larg dy portave, i vetmi episod që mund të veçohet në fraksionin e parë ishte ai minutës së 22-të. Pas një aksioni të rrjedhshëm të vendasve Jackson shërbeu brenda zone, duke krijuar një situatë rreziku, por mbrojtja krutane largoi në vështirësi.

Pas përfundimit të aksionit anësori sinjalizoi pozicion të parregullt. Në mungesë të rasteve, tensioni shoqëronte episodet e ndryshme në fushën e lojës. Pjesa e dytë kishte një tjetër ritëm me ekipet që zbritën në fushë të karikuara. Pa u mbushur 1 minutë lojë nga pjesa e dytë Ademi kërcënoi Kastriotin me një goditje nga një pozicion diagonal, por nuk pati rezultat, me topin që gjeti rrjetën e jashtme. Në të 56-ën Hussein ndali Duranskit brenda zone me gjyqtarin i cili ishte i bindur që duhej të akordonte 11-metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë kapiteni Gëzim Krasniqi u tregua i saktë, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit. Momenti i mirë për Egnatian, me Ademin që në të 61-ën kishte mundësinë për të shënuar dhe golin e dytë. Pak sekonda më vonë Pedro shpërdoroi një tjetër mundësi ideale, me brazilianin që ndalet nga Sali këtë herë. Në të 70-ën Ademi shton një tjetër mundësi të shpërdoruar, këtë herë pasi rikuperon një top në gjysmëfishën kundërshtare doli i vetëm me Salin, por goditja e tij u ndal nga gardiani i Kastriotit.

Dy minuta më vonë u përgjigj Kastrioti, që fitoi një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë nga ana Bledar Lilës. Pas konfirmimit nga VAR Kaina u tregua i saktë, duke vendosur ekuilibrin. Pas disa rasteve të shpërdoruara Ilirid Ademi ia doli të thyente Salin në limitet e ndeshjes, atëherë kur të gjithë po mendonin se sfida po shkonte drejt barazimit. Anësori goditi saktë me kokë nga brenda zone duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij e duke entuziazmuar për të dytën herë tifozët rrogozhinas.

Në sekondat e fundit nuk mungoi as tensioni ku u përfshinë disa futbollistë, me gjyqtarin Hamiti, i cili i tregoi kartonin e kuq Artur Maganit, që e la skuadrën e tij me 10 lojtarë në fundin e kësaj ndeshje. Në fund 3 pikë për Egnatian që tashmë e sheh veten në vendin e shtatë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e nëntë me vetëm 18 pikë, 2 më pak se Dinamo.

Abissnet Superiore
Java e 22

                                                                                                               Egnatia-Kastrioti (2-1)

Kronika e ndeshjes:

96′-Përplasja me Hussein dhe sherri mes skuadrave, dënohet me karton të kuq Magani. Ndërsa lojtari i Kastriotit mori karton të verdhë.

89’-Ilird Ademi i dhuron tre pikët Egnatias, duke realizuar një super gol me kokë.

75’-Gooool! Kaina merr përsipër penalltinë dhe i jep barazimin skuadrës së Kastriotit.

72’- Prekje e topit me dorë nga Bledar Lila, karton i verdhë për lojtarin e Egnatias. Kastrioti fiton penallti.

70’- I vetëm përballë portierit, Ademi shpërdoron një super rast. Ndalet nga Sali, i cili mbron portën e Kastriotit nga pësimi i golit të dytë.

62’-Egnatia humbet një tjetër rast. Pedro tenton të shënojë, por ajo goditje pritet mjaft mirë nga portieri Sali.

61’-Shumë pranë golit të dytë për Egnatian, Ademi shpërdoron një super rast përpara portës së Kastriotit.

58’-Goool! Krasniqi merr përsipër penalltinë dhe realizon, Egnatia-Kastrioti (1-0).

 

56’-Ndërhyrja e gabuar e Hussein ndaj Duranskit, penallti për Egnatian.

47’-Dëmtohet Adolf Selmani, ndërpritet për pak sekonda ndeshja.

46’-Rasti i parë i kësaj ndeshje, Ademi kërcënon portën e Kastritotit, por nuk ia del të realizojë.

Nis pjesa e dytë e ndeshjes Egnatia-Kastrioti në Rrogozhinë.

Një pjesë e parë e vakët, mbyllet 45-minutëshi i parë i ndeshjes Egnatia-Kastrioti.

44’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Levendit, Zogaj dënohet me karton të verdhë.

21′ Aksion i rrjedhshëm nga vendasit me Jackson që del përballë portierit Sali, por që nuk ia del të gjejë kuadratin. Gjithsesi, aksioni nuk vlen pasi më parë braziliani ishte në pozicion jashtë loje

15′ Ndëshkohet Duranski në radhët e Egnatias, ndërhyrje e gabuar ndaj Hasanit

1′ Nis ndeshja në Arena Egnatia të Rrogozhinës, Egnatia dhe Kastrioti në një përballje direkte për mbijetesën

Egnatia-Kastrioti
Formacionet zyrtare 

EGNATIA (4-2-3-1): Puja; Lila, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Michael; Ademi, Levendi, Jackson; Pedro Augusto. Trajner: Zekirija Ramadani.

KASTRIOTI (4-1-4-1): Sali; Neziri, Selmani, Hussein, Rami; Karakaçi; Greca, Hasani, Basha, Zogaj; Kaina. Trajner: Emiliano Çela.

Arbitër: Eldorjan Hamiti, asistent i parë: Ilir Tartaraj, asistent i dytë: Orgest Grabova, arbitër i katërt: Florjan Lata. VAR: Kridens Meta, AVAR: Marjus Qose.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...