Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mbyllet pa fitues derbi i Veriut, Laçi shmang humbjen në minutën e fundit

Nuk ka fitues në derbin e Veriut mes Laçit dhe Kukësit teksa 90 minutat prodhuan një barazim me rezultatin 1-1. Një rezultat i cili mund t’u qëndrojë pak ngushtë verilindorëve duke qenë se kaluan në avantazh që në minutën e parë me Rivas. Ky i fundit rrëmbeu një top pranë zonës së kurbinasve dhe mposhti portierin Dajsinani.

Lexoni edhe:

Miqtë e kontrolluan më pas ndeshjen dhe qëndruan në avantazh deri në minutën e 84 kur Sobowale ndëshkoi portierin Tafas me një gjysmë kthesë brenda zonës. Por, goli pati nevojë për konfirmimin e VAR që vonoi pak, por në fund goli i sulmuesit të Laçit u konfirmua.

Minutat e mbetura ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar sërish rezultatin që mbeti i barabartë 1-1. Pas kësaj ndeshje, Laçi mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë ndërsa Kukësi renditet i teti me 19 pikë.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....