Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mbyllet raundi i 1/16-ave i Kupës së Gjermanisë, njihuni me 4 skuadrat e fundit që kalojnë në fazën tjetër

Bayern Munich tregoi edhe njëherë që është në super formë, ndërsa siguroi raundin e 1/8-ave të DFB Pokal (Kupa e Gjermanisë), ekskluzivitetin e së cilës në Shqipëri e ka “SuperSport”, pas fitores 2-5 në transfertë ndaj Augsburg.

Golat për vendasit u realizuan nga Pedersen në minutën e 9’ dhe autogoli i Upamecano në minutën e 65’.

Teksa për Bayern rrugën drejt rrjetës e gjetën Choupo-Moting në minutën e 27’, Kimmich në minutën e 53’, Choupo-Moting në minutën e 59’, Musiala në minutën e 74’ dhe në fund rezultati u vulos nga Davies në minutën e 90+1’.

Stuttgart shkatërroi me rezultatin 6-0 Arminia Bielefeld, ndërsa siguroi lehtë raundin e 1/8-ave të DFB Pokal.

Vendasit e nisën serinë e golave në minutën e 20’ me Stenzel, më pas realizoi Endo në minutën e 24’, Pfeiffer në minutën e 29’ dhe Silas në minutën e 39’. Ndërsa në fraksionin e dytë rrugën drejt rrjetës e gjetën Pfeiffer në minutën e 52’ dhe Guirassy në minutën e 67’ vulosi rezultatin e kësaj sfide.

Mes Regensburg dhe Dusseldorf, ishin miqtë ata që siguruan raundin e radhës, pasi fituan me rezultatin 0-3. Të tre golat u realizuan në fraksionin e parë të kësaj sfide. Peterson zhbllokoi rezultatin në minutën e 5’, Kownacki dyfishoi rezultatin për ekipin e tij në minutën e 16’, ndërsa Iyoha vulosi rezultatin e sfidës në minutën e 45+1’.

Union Berlin është skuadra e fundit që ka siguruar raundin e 1/8-ave të DFB Pokal, pas fitores 2-0 ndaj Heidenheim. Ishte Puchacz ai i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 7’, ndërsa Michel vulosi gjithçka në minutën e 52’.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...