Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Mbyllet sezoni në Maqedoninë e Veriut, dy skuadra shqiptare shkojnë në Europë

struga

Këtë të shtunë kampionati i Maqedonisë së Veriut “uli siparin” me dy skuadra shqiptare që siguruan pjesëmarrjen në arenën europiane.

Struga, që fitoi matematikisht titullin kampion para një jave e mbylli këtë sezon me humbjen 1-2 ndaj Shkupit.

Lexo edhe:

Golin për Strugën e shënoi Shabani në minutën e 30’, i cili arriti kuotën e 200 golave në këtë kampionat, teksa për Shkupin i realizuan Ramani në minutën e 9’ dhe Avornyo në minutën e 51’.

Struga e mbyll sezonin në kuotën e 64 pikëve, teksa Shkupi mbetet jashtë Europës, duke u renditur në vend të tretë me 62 pikë.

Pas fitores 0-2 në transfertën e Rabotnicki-t, Shkëndija siguroi pjesëmarrjen në Europë. Shkëndija e mbylli sezonin në vend të dytë po me 64 pikë sa Struga, por me këta të fundit që kanë statistika më të mirë sa u përket ndeshjeve direkte.

Sa i përket skuadrës tjetër shqiptare KF Gostivari mori barazimi 1-1 në transfertën e Voska Sport, falë golit të realizuar nga Abazi në minutën e 79’ dhe e mbylli sezonin në vend të gjashtë me 42 pikë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...