Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mbyllet takimi mes Jorge Messit dhe Bartomeut, doli vetëm “tym i zi”

Takimi midis Jorge Messit, babait dhe njëkohësisht menaxherit të Leos, dhe presidentit të Barcelonës, Josep Bartomeu përfundoi me “tym të zi”. Në samitin e mbajtur në mbrëmje dhe që zgjati një orë e gjysmë, palët mbetën të ngurta në pozicionet e tyre përkatëse: Messi dëshiron të lirohet nga Barça falas, kurse klubi “blaugrana” dëshiron të mbajë 6 herë fituesin e “Topit të Artë” dhe kërkon respektimin e klauzolës prej 700 milion eurosh.

Përveç presidentit “blaugrana” dhe anëtarit të bordit Javier Bordas, ishte edhe një avokat i klubit, ndërsa nga pala e Messit, ishin babai i tij Jorge, vëllai Rodrigo së bashku me avokatin e familjes Jorge Pecourt. Bartomeu mësohet se i ka propozuar rinovimin e kontratës (skadon në vitin 2021) për dy sezone të tjera, duke rikonfirmuar rëndësinë e Leos në projektin e ri të udhëhequr nga Ronald Koeman. Nga ana e tij, babai i Messit ka kërkuar ndërprerjen e kontratës, siç u kërkua edhe nëpërmjet “burofaxi”-it, duke interpretuar se klauzola e përfundimit (skadoi më 10 qershor) ishte e zbatueshme në fund të sezonit, që zgjati për shkak të pandemisë.

Babai i Messi mbërriti në Barcelonë në mëngjes nga Rosario dhe pasi bëri disa deklarata të shkurtra për mediet lokale (“Leo nuk ka gjasa të qëndrojë në Barça, nuk kam biseduar me Pep ose me ndonjë tjetër nga Manchester City) u mbyll në zyrat e fondacionit të tij me avokatët, ku qëndroi për disa orë. Pastaj erdhi takimi i shumëpritur, i cili përfundoi pa arritur asnjë marrëveshje. Loja e shahut sapo ka nisur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...