Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbyllet takimi në Paris për Neymarin, palët ende larg në qëndrime

Takimi i zhvilluar sot, në Paris, mes delegacionit të Barcelonës dhe drejtorit sportiv te parizienëve Leonardo de Araújo, për transferimin e Neymarit te kampionët e Spanjës janë mbyllur pa një arritje konkrete.

Javier Bordas, menaxher i Barçës, Eric Abidal, sekretar teknik dhe Andre Cury, delegat i Barcelonës në Amerikën e Jugut, do të kthehen në Katalunjë këtë të martë në pritje të zhvillimeve të reja. Palët kanë mbajtur pozicionet e tyre, por pa mundur të afrohen në qëndrime, gjithsesi bisedimet do të vijojnë për të gjetur një marrëveshje para datës 2 shtator, kur mbyllet merkatoja.

Siç ka mësuar “Mundo Deportivo”, Barça ka këmbëngulur që është e gatshme të shkëmbejë lojtarë të saj me Neymarin, pa paguar para, ndërsa PSG përveçse emra të veçantë, pretendon edhe një shumë të majme.

PSG pëlqen Coutinhon dhe Semedon, për të cilët Leonardo do të ishte i gatshëm të mbyllte një marrëveshje, ndërsa “blaugranat” ofrojnë Coutinhon dhe Rakiticin.

Pritet që të zhvillohet takime të tjera, madje edhe të nivelit më të lartë mes presidentëve Bartomeu dhe El Khelaifi. Në Barcelonë mendojnë se Leonardo po luan edhe kartën “Real Madrid”, me idenë se “Los Blancos” do të bëjnë një ofertë të leverdisshme financiare.

Pavarësisht se palët ende mbeten larg në qëndrime, vullneti i Neymarit për t’u kthyer te Barcelonë me sa duket do të jetë përcaktues në vendimin përfundimtar.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...