Mbylli aventurën 3-vjeçare me Kastriotin, sulmuesi drejt transferimit në Kosovë

Spartak Ajazi shënoi 7 gola në sezonin e fundit me Kastriotin: pesë në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë.
Sulmuesi kurbinas ishte pjesë e klubit krutan në tri sezonet e fundit, ndërkohë që për momentin është lojtar i lirë.
Supersport mëson se 27-vjeçari ka marrë disa oferta nga BKT Superliga e Kosovës, aty ku pritet të vazhdojë karrierën.
Ajazi është aktivizuar më parë me Laçin, Burrelin, Ilirinë dhe Besëlidhjen përpara se të kalonte te Kastrioti.
Lojtari ofensiv po bisedon me klubet dardane, dhe së shpejti mund të vijë zyrtarizimi i klubit të ri në karrierë.
