Connect with us

Hi, what are you looking for?

Arabi Saudite

Mbylli ciklin te Sevilla, Bono: Ja pse s’më mori Reali, ndërsa Bayerni…

Yassine Bounou (Bono) ishte një nga portierët më të kërkuar në merkaton e verës. Në fund ai zgjodhi transferimin në Arabi tek Al-Hilal, por ish-lojtari i Sevillas ishte shumë afër si me Realin e Madridin (në kërkim të një zëvendësuesi për të dëmtuarin Courtois) dhe me Bayernin, siç e zbulon vetë për mediet spanjolle.

“Më thanë se në fillim isha alternativa e parë e Realit, më pas, duke analizuar situatën, ata morën rrugë të tjera. Ata e dinin se do të kisha luajtur në Kupën e Afrikës dhe se do të kisha humbur shumë ndeshje, kështu që nuk ishte e mundur. kishte mundësi të tjera transferimi”.

Bayerni ishte një tjetër klub i madh i interesuar për “gardianin” maroken:

“Bayerni më kërkoi të prisja, donte të bënte një ofertë, por ndërkohë dolën emra të tjerë, lojtarë të huazuar… Kështu e kuptova që nuk dëshironin të shpenzonin dhe ishte e vështirë për një 32-vjeçar si unë”.

Lexoni edhe: 

Në fund, komenti mbi largimin nga Sevilla:

“Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm, përfshirë Kupën e Botës. Nuk ishte një sezon i lehtë, i shpëtuar duke fituar një titull, por ishte i shtrenjtë emocionalisht. Më duhej diçka e re. Një cikël është përfunduar dhe ne duhet ta kuptojmë. En-Nesyri kishte disa propozime, por Sevilla nuk mund ta linte të largohej. Ai synonte të huazohej te Milani”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....