Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Mbylli huazimin në Turqi, ofertë në Angli për portierin e Kosovës

Arijanet Muric ka përfunduar nën shënjestrën e Burnley. Klubi që në këtë sezon nuk mundi të mbijetonte në Premier League duke u rikthyer në Championship, ka nisur nga puna në merkato me pretendimin për të zhvilluar një sezon të denjë.

Një nga rolet kur drejtuesit kërkojnë të përforcojnë skuadrën është edhe porta, teksa synohet firma me portierin e përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric. 23-vjeçari është në pronësinë e Manchester City, ndërsa sezonin e fundit e kaloi në huazim tek turqit e Adana Demirspor.

Në fakt, prej vitit 2015 kartoni i Muric i përket “The Citizens”, megjithatë trajneri Pep Guardiola i ka besuar portierit shqiptar në vetëm pesë raste dhe ato në Carabao Cup. Në këtë formë, te Burnley ka optimizëm se mund të nënshkruajnë me portierin, i cili në fakt ka në tavolinë edhe ofertën e Adanës për të qëndruar sërish në Superligën turke.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...