Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mbylli një sezon fantastik, tre klube të njohura shfaqin interes për Ivan Balliun

Ivan Balliu mbylli një sezon fantastik, teksa pas 35 ndeshjeve si protagonist me fanellën e Rayo Vallecanos, u shfaq në të njëjtën lartësi edhe në dy sfidat e Kombëtares Shqiptare në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi i djathtë, që shquhet për shpejtësi dhe cilësi të mëdha teknike, ka nisur tashëm pushimet, megjithatë nuk pritet një verë e qetë, pasi emri i tij ka përfunduar në listën e merkatos së shumë klubeve, kryesisht spanjolle.

Siç zbulojnë mediat iberike, të paktën tre klube të njohura të La Ligës kanë vënë Balliun në krye të listës së merkatos, teksa bëhet fjalë për Villarealin, Betisin dhe Espanyolin, të cilat janë gati të investojnë te anësori kuqezi.

Gjithsesi Rayo Vallecano ia doli të sigurojë mbijetesën në La Liga pa problem, ndaj nuk përjashtohet edhe mundësia që balliu të vijojë të qëndrojë aty edhe për sezonin e ardhshëm, duke qenë se ka kontratë deri në verën e 2023-shit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...