Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mbyllja e merkatos më 8 gusht, në Angli mendojnë anulimin e vendimit

Prej dy sezonesh merkatoja në hyrje në Premier League mbyllet më datën 8 gusht, por Shoqata e Futbollit në Angli ka kuptuar se ky vendim vetëm sa dëmton klubet e futbollit atje, ndaj po mendojnë të shfuqizojnë këtë rregull.

Sipas mediave sportive britanike, në mbledhjen e ardhshme të Shoqatës së Futbollit, në Angli, pritet që klubet të votojnë që merkatoja në Premier League të mbyllet në të njëjtën datë me të gjithë ligat e tjera europiane e botërore.

Kjo pasi shumë klube përballen me largime pas datës 8 gusht dhe e kanë të pamundur të kompletohen të paktën deri në janar. Data e mbylljes së merkatos është shndërruar në një temë të nxehtë në Europë, pasi gjithnjë e më shumë trajnerët po shtyjnë që të mos zgjasë deri në fund të verës.

Së fundi është hedhur edhe ideja që në gjithë Europën merkatoja të mbyllet brenda datës 15 korrik, me qëllim që trajnerët të kenë mundësi të punojnë të qetë me grupin në dispozicion dhe të mos shqetësohen nga zërat e transferimeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...