Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mbyllje pa lavdi, mesfushori dëmtohet dhe humbet fundin e sezonit

Paul Pogba dhe Manchester United u bashkuan me shumë bujë në verën e vitit 2018, teksa “Djajtë e Kuq” shpenzuan plot 100 milionë euro për ta rikthyer në Old Trafford nga Juventus. Megjithatë, mesfushori për shumë arsye, nuk ia doli të shfaqte potencialin e tij të plotë ndërsa në dy sezonet e fundit është shndërruar edhe në një nga më të kritikuarit e tifozerisë të cilët e shohin si një prej shkaktarëve për rezultatet e dobëta të skuadrës.

Tashmë, palët janë më pranë se kurrë ndarjes pas Pogba ka ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës me United, ndërsa në verë mund të largohet me parametër zero. Por, edhe pse kanë mbetur pesë javë për t’u zhvilluar në Premier League, francezi duket se e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Manchester United.

Kjo sepse në sfidën e e kaluar ndaj Liverpool, 29-vjeçari pësoi një dëmtim dhe u zëvendësua në minutën e 10. Sipas analizave, lëndimi në pulpë do të marrë të paktën edhe katër javë për t’u rikuperuar ndërsa në Premier League kanë mbetur edhe vetëm pesë ndeshje për ta konsideruar të mbyllur sezonin.

Ndërkaq, edhe vetë trajneri Ralf Rangnick ka theksuar në konferencë se do të jetë e vështirë për ta parë sërish në fushë Pogba për këtë sezon. Në këtë formë, ashtu si edhe kur u largua nga Juventus, Pogba duket se nuk do të ketë një përshëndetje nga fusha me tifozët (pavarësisht një marrëdhënie të ftohtë me ta), ndërsa ka ofertë nga PSG, Juventus apo edhe një mundësi për të luajtur me Realin.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...