Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

McGregor rikthehet sërish, caktohet data e ndeshjes me amerikanin Poirier

Conor McGregor pranon më në fund datën për t’u ndeshur me amerikanin Dustin Poirier në Texas. 32-vjeçari i famshëm irlandez deklaroi se ka rënë dakord më në fund për datën e sfidës me sportistin nga Louisiana, ndeshje që ishte përcaktuar që më herët për t’u mbajtur vitin e ardhshëm në Texas. Ish-kampioni i UFC në dy pesha të ndryshme shpalli botërisht tërheqjen e tij nga ky sport, për hir të së vërtetës tërheqja e tretë në katër vitet e fundit për “Notorious”.

Në fakt që nga ajo kohë 32-vjeçari nga Dublini është munduar të gjejë gjuhën e përbashkët me promovuesin e famshëm të UFC Dana White, mbi një rikthim të mundshëm të tij në Octagon. Palët duket se kanë rënë dakord më në fund dhe pas arritjes së marrëveshjes Conor McGregor ka publikuar në “twitter” edhe datën kur do të mbahet ky takim.

Bëhet fjalë për datën 23 janar pra të vitit 2021 dhe McGregor i kënaqur pranoi se më në fund iu plotësua dëshira për t’u ndeshur në Stadiumin e Dallas “Cowboys”, gjë që i shkon shumë përshtat edhe stilit të tij. “AT&T” Stadium në Arlington të Teksasit ka një çati të lëvizshme dhe një kapacitet prej 80.000 spektatorësh, që mund të rritet dhe të shkojë deri në 105.000 vetë në ndeshjet e futbollit amerikan, shifër që është regjistruar në shtatorin e vitit 2009, pikërisht në duelin e NFL Dallas Cowboys – New York Giants.

Conor McGregor këmbënguli gjatë për ta zhvilluar duelin pikërisht në impiantin e famshëm të Cowboys, AT&T Stadium për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera që ai ka me pronarin e franchise-t teksan Jerry Jones. Conor pranoi se e ka shumë mik 78-vjeçarin kalifornian dhe sipas tij përmasat e stadiumit i përmbushin më së miri gjithë synimet e tij. McGregor deklaroi plot mburrje dhe krenari se do të bëjë çmos për të qenë gati për t’u ndeshur në Texas, ndërkohë ai shtoi se edhe Texasi do të jetë gati për të pritur gjithë ushtrinë e fansave të tij.

31-vjeçari Dustin Poirier nga ana e tij shpjegoi se për të është një zgjidhje vërtet shumë e mirë, për më tepër pranë shtëpisë dhe pikërisht në fundjavën e ditëlindjes së tij. Në 33 ndeshjet e zhvilluara në Artet e Përziera Marciale Poirier krenohet me 26 fitore e 6 humbje, ndërsa McGregor në krahun tjetër në 26 sfidat e tij në MMA numëron 22 fitore e 4 humbje, që të gjitha me “submission”.

Për herë të fundit McGregor u ndesh në muajin janar të këtij viti, në mbrëmjen numër 246 të UFC, kur mundi 37-vjeçarin nga Colorado, me nofkën “cowboy” Donald Cerrone. “Notorious” pati sugjeruar gjithashtu edhe një ndeshje të tij me të madhin Manny Pacquiao. Muajin e kaluar 32-vjeçari irlandez deklaroi hapur se do të hiqte dorë nga tërheqja e tij, për një ndeshje në Lindjen e Mesme me 41-vjeçarin nga Ishujt Filipine.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...