Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

McKennie: Pirlo është një mjeshtër, i ri kam admiruar Tottin!

Weston McKennie amerikani i parë që do të mbajë veshur fanellën e Juventusit, është prezantuar si futbollisti më i ri i bardhezinjëve. Kartoni i 22-vjeçarit i kushtoi arkave të klubit bardhezi 4,5 milionë euro për huazimin nga Schalke 04 për një sezon, ndërkohë që Juventusi ka të drejtën e blerjes së tij për 20 milion euro. McKennie nuk e fshehu krenarinë që do të jetë amerikani i parë që do të mbajë veshur fanellën e kampionëve të Italisë në konferencën e prezantimit.

“Ndodhi gjithçka brenda dy javëve. U lumturova kur mora vesh për interesimin e Juventusit. Entuziazëm i madh, e doja me çdo kusht kalimin te ky klub. Është krenari të jem amerikani i parë që luan me Juventusin. Jam i nderuar që do të luaj me bardhezinjtë. Ky klub është shumë i famshëm në SHBA, do të përpiqem edhe unë të promovoj edhe më shumë markën e Juves në vendin tim. Drejtuesit nuk patën probleme për të më bindur të vija këtu.

Trajneri? Pirlo është një mjeshtër, është një ëndërr e kthyer realitet fakti që do të mësoj shumë nga ai dhe do të luaj me lojtarë të kalibrit të madh. Marrja dhe qarkullimi i topit është një pikat e mia më të forta. Kam biseduar me Pirlon, më ka thënë që i pëlqen stili im i lojës dhe aftësia për të rikuperuar topa. Kemi rënë dakord për pozicionin ku do të aktivizohem dhe ku do të lëviz.

Idhulli? I ri admiroja Francesco Tottin për klasin e madh që kishte si futbollist. Jam ndikuar shumë nga ai kur isha i ri. Tani do të luaj me CR7, të cilin e zgjidhja në ‘play-station’. Do kem shumë avantazhe nga fakti që do të luaj përkrah tij“, deklaron McKennie.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...