Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

McKennie romancë me motrën e futbollistit të Interit, zbulohen provat

McKennie romancë me motrën e futbollistit të Interit, zbulohen provat
McKennie romancë me motrën e futbollistit të Interit, zbulohen provat

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e Davide Frattesit, mesfushor italian i Interit.

Të dy prej ditësh përflitet se janë në një lidhje, teksa së fundi media rozë në Itali ka gjetur edhe dy prova që e përforcojnë edhe më shumë vërtetësinë e lajmit, që gjithsesi nuk është pranuar nga asnjë prej të dyve.

Chiara Frattesi ishte në “Allianz Stadium” të Torinos më 7 prill për të ndjekur live ndeshjen mes Juventusit dhe Fiorentinës, ku McKennie ishte titullar si zakonisht në formacionin e bardhezinjve të Allegrit.

Së fundi 22-vjeçarja ka hedhur një foto në rrjetet sociale e rrethuar nga qentë, teksa nuk ngurron të deklarojë pasionin për ta, duke shkruar: E lumtur mes qenve.

Lexo edhe: 

Megjithatë syrit të mprehtë të medias nuk i ka shpëtuar fakti që njëri prej qenve është ai i mesfushorit McKennie, i cili ka postuar shpesh foto të tij në rrjetet sociale dhe dallon qartësisht.

Tashmë pas dy provave, pritet që edhe vetë protagonistët të hedhin më shumë dritë për raportin mes tyre, megjithatë e sigurt është që në përballjen e radhës mes Interit dhe Juventusit nuk do të ketë vetëm rivalitet sportiv.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...