Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Më dërgoni tek ky ekip”, Sancho u vendos ultimatum agjentëve

Jadon Sancho po pret merkaton e janarit për t’u larguar nga Manchester United. “Djajtë e Kuq” investuan 85 mln euro për ta blerë nga Borussia Dortmund në vitin 2021, por sulmuesi i majtë nuk po jep më të mirën në “Old Trafford”.

Në fillimin e këtij sezoni erdhi edhe përplasja me trajnerin Erik ten Hag. Zënka i ka kushtuar 23-vjeçarit përjashtimin nga skuadra e parë. Drejtuesit vijojnë të mos lejojnë stërvitjen e Sanchos me pjesën tjetër të skuadrës.

Lexo edhe:

Vetë Ten Hag nuk tërhiqet, teksa futbollisti nuk po kërkon ndjesë për veprimet e tij. Në kushte të tilla, zgjidhja më e drejtë është shitja apo huazimi i lojtarit ofensiv gjatë merkatos dimërore.

Shtypi britanik shkruan se Sancho ua ka bërë të qartë agjentëve të tij se dëshiron të rikthehet te Borussia Dortmund. Ekip dhe ambient që e njeh në perfeksion, pasi ai shkëlqeu në “Signal Iduna Park” në katër vitet me fanellën verdhezi.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....