Angli

“Më dhemb shpirti”, ish-futbollisti: United do të pendohet për Conten!

Një nga emrat që është lidhur më së shumti për rolin e trajnerit te Manchester United, ka qenë Antonio Conte. Megjithatë, tekniku italian në fund u emërua në krye të Tottenham duke rezultuar një faktor kryesor në kualifikimin e skuadrës londineze në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Nga ana tjetër, Djajtë e Kuq pasi shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer, emëruan Ralf Ragnick megjithatë austriaku nuk mundi t’i ndryshonte fytyrë skuadrës duke e mbyllur kampionatin në vendin e gjashtë. Ndërkohë, ish-futbollisti i United, Patrice Evra së fundmi shprehet i bindur se me Conten historia do të kishte marrë një tjetër rrjedhë.

“Më dhemb shpirti për Conten sepse unë mendoj se ai së bashku me Klopp dhe Guardiola, janë trajnerët më të mirë në qarkullim. Por, disa njerëz në klubin e United vendosën që Conte nuk përfaqëson stilin e tyre, por ai do të kishte bërë një punë të madhe me skuadrën. Mjafton të shohësh si ndryshoi Tottenham, i dërgoi në Champions League. Prandaj them se më dhemb, pasi kisha  bindjen se Conte do të arrinte rezultate me United. Tani klubi ka zgjedhur Erik ten Hag dhe ai ka mbështetjen time, por le të shohim se çfarë do të mund të bëjë”, u shpreh Evra.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency