Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Më dridheshin duart”, kampioni i botës kujton takimin me Leo Messin

Alexis Mac Allister nuk njihej shumë përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, edhe pse luan në Premier League me Brighton. 24-vjeçari nuk e nisi Kupën e Botës si titullar, por e fitoi vendin në formacion dhe nuk e lëshoi më, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mesfushën e kampionëve të rinj të botës.

Një mesfushor modern që bën gjithçka mirë, ndërkohë që nuk e harron takimin e parë me Leo Messin, idhullin e tij të madh, moment që e kujton në një prononcim për B/R Football.

Isha shumë nervoz, po më dridheshin duart. Unë jam një tip shumë i turpshëm, isha realisht nervoz. Por pasi e njeh nga afër e kupton se sa i përulur është Leo… Unë luaja me Boca Juniors, kishim mbërritur nga Argjentina për të luajtur një miqësore në Spanjë.

Ai ishte duke darkuar kur mbërritëm. Shkova te tavolina e tij dhe e përshëndeta. Duart më dridheshin, po djersija, por ishin momente të mrekullueshme. Ai është idhulli im, futbollisti më i mirë në planet”, kujton Mac Allister.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...