Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Më duhej fanella me numër katër”, mbrojtësi i Inter: E di mirë kujt i takonte!

Një nga përforcimet e Inter në këtë merkato është edhe mbrojtësi i transferuar nga danezët e Aarhus, Yann Aurel Bisseck. Pritshmëritë për 22-vjeçarin gjerman janë të larta në radhët e zikaltërve dhe në fazën përgatitore, Bisseck po kërkon të tregojë qëllimet e tij për një vend mes titullarëve të trajnerit Simone Inzaghi.

Së fundmi, mbrojtësi shprehet se po ndjehet i mirëpritur nga shokët e skuadrës ndërsa zbuloi se dëshironte fanellën me numrin katër, por që te Inter nuk mund t’ia lejonin pasi ajo është tërhequr nga klubi duke qenë se më parë është mbajtur nga legjenda Javier Zanetti me Bisseck që është detyruar të veshë fanellën me numër 31.

Lexo edhe: 

“Zgjodha fanellën me numrin 31, edhe pse katra është numri im i preferuar. Kam bërë shumë ndeshje të mira kur kam veshur fanellën me numër katër. Megjithatë, e di shumë mirë se në këtë klub fanella me numrin katër është mbajtur nga një prej lojtarëve më të mirë në histori. Gjithsesi, zgjodha numrin 31 pasi në fund 3+1 bëjnë katër”, u shpreh Bisseck.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...