Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Më duket sikur po mbytem”, Varane shpjegon pse e mbylli me Francën

Raphaël Varane vendosi të tërhiqej nga kombëtarja franceze në moshën 29-vjeçare. Mbrojtësi i Manchester United, fitoi Kupën e Botës (2018) me “Gjelat”, teksa në Katar 2022 u shpall nënkampion bote.

93 ndeshje dhe 5 gola janë statistikat e qendërmbrojtësit nga Lille me kombëtaren europiane, fanellën e së cilës e veshi për herë të parë në marsin e vitit 2013 (Francë-Gjeorgji 3-1).

Sa herë që kam veshur këtë fanellë të veçantë kam ndier krenari të pamasë. Përfaqësimi i vendit tonë madhështor për një dekadë ka qenë një nga nderimet më të mëdha të jetës sime.

Jam menduar gjatë dhe kam vendosur të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar”, u shpreh Varane gjatë lamtumirës së tij me Francën.

Në një prononcim për Canal +, mbrojtësi i njohur, i cili fitoi gjithçka me Realin e Madridit, shpjegoi arsyet e këtij vendimi.

Sinqerisht që kam dhënë gjithçka, fizikisht dhe psikologjikisht. Kemi orare dhe një kalendar të mbingarkuar. Luajmë gjithmonë, pa pushuar kurrë.

Për momentin më duket sikur po mbytem. Më saktë, më duket sikur futbollisti Varane po e mbyt njeriun Varane”, deklaroi lojtari i United.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...