Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Më futni mua në vend të tij”, legjenda e Liverpoolit tallet me Van Dijk

Real Madrid është kthyer në “macën e zezë” të Liverpoolit në Champions League. Skuadra e Jurgen Klopp e nisi në mënyrë spektakolare sfidën ndaj kampionëve të Europës.

Pas çerek ore kryesonin 2-0, por në fund u shkatërruan 2-5. Mbrëmje për t’u harruar në “Anfield” dhe kritika pafund për lojtarët e Jurgen Klopp, të cilët ndodhen në krizë totale.

Ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, Jamie Carragher është kapur keq me Virgil Van Dijk, autor i një prove të dobët ndaj skuadrës së Ancelottit.

Si tifoz nuk do të doja kurrë të kritikoja apo të dilja kundër skuadrës. Por kur përballemi me performanca të caktuara është e pashmangshme të mos analizosh…

Lexo edhe:

Të gjithë theksojnë se Liverpoolit i mungon një mesfushor. Por, unë mendoj se skuadrës së Klopp, të cilin e respektoj dhe e admiroj shumë për gjërat e bukura që ka bërë gjatë këtyre viteve, i nevojitet një mbrojtës.

Disa kohë më parë, Van Dijk, duke buzëqeshur, u shpreh se unë nuk mund të luaja dot në mbrojtjen e këtij Liverpooli. Po i përgjigjem se tani unë mund t’i zë vendin në prapavijën e skuadrës”, u shpreh Carragher.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...