Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Më i miri i klasikes, Hoti: Kjo Tiranë ka një sekret të thjeshtë

Engjëll Hoti ishte lojtari më i mirë në ndeshjen Vllaznia-Tirana (1-2). Mesfushori i lindur në Stuttgart shënoi golin e fitores për bardheblutë kryesues, teksa komentoi këtë sukses të rëndësishëm në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli”Supersport.

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, kishin shumë rëndësi tre pikët. Vllaznia ka ekip me kualitet, është e vështirë të fitosh këtu përballë tyre, kështu që pikët kanë rëndësi të madhe.

Unë mendoj se jemi një skuadër shumë e bashkuar, jemi si familje. Jemi shumë të fortë mentalisht, kjo e bën diferencën. Kthyem lojën sot, treguam forcë karakteri.

 

Kemi bërë një sezon shumë të mirë deri tani. Janë edhe 11 ndeshje, kështu që mendojmë të japim maksimumin. Dikush mund të ikë në fund të sezonit, pasi kemi bërë një kampionat shumë të mirë.

Unë mendoj se do të qëndroj, me çunat jam shumë mirë, skuadra punon shumë mirë dhe Tirana më pëlqen si qytet”, deklaroi Hoti.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...