Plot gjashtë lojtarë të Bundesligës janë në garë për t’u shpallur më i miri i muajit janar në elitën e futbollit gjerman. Kandidatët, për të fituar çmimin Lojtari i Muajit i Bundesligës për janarin, janë shpallur tashmë.
Bayern Munchen ka dy lojtarë në garë, me Robert Lewandowski dhe Thomas Muller të dy në mesin e të nominuarve. Dyshja përballet me Erling Haaland të Dortmundi, Moussa Diaby i Leverkusen, Josko Gvardiol i RB Leipzig dhe Patrick Wimmer i Arminia Bielefeld.
Ndërsa më parë gjatë këtij sezoni ky çmim është fituar nga këta emra:
Erling Haaland (Borussia Dortmund), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen), Christopher Nkunku (RB Leipzig), Alphonso Davies (Bayern) dhe Patrik Schick (Bayer Leverkusen).