Indrit Tuci absolutisht më i miri i ndeshjes në fitoren minimale të Lokomotivës së Zagrebit përballë Rudes në javën e shtatë të elitës së futbollit kroat.
Sulmuesi 23-vjeçar realizoi golin e vetëm të takimit që i dha fitoren e dytë sezonale Lokomotivës në minutën e 39-të me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë.
Lexoni edhe:
- Wilson rinovon me Newcastle, sulmuesi: Dua të thyej rekorde me golat e mi
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Rikthimi i Neuer, Tuchel zbulon ditën e bashkimit me skuadrën
- Investimet e FSHF në infrastrukturë nuk ndalen, Presidenti Duka inauguron një tjetër fushë të re në Kamëz
Tuci mori notën më të lartë (8) nga të gjithë futbollistët që zbritën në fushë jo thjesht për golin e shënuar, por për rëndësinë që pati gjatë gjithë ndeshjes për Lokomotivën.
Ky ishte goli i parë i sulmuesit shqiptar në këtë sezon futbollistit, ndërsa në 2022-2023 e ka tundur pesë herë rrjetën në takimet e kampionatit.
