Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Më i miri në rolin e tij”, gjysma e Bundesligës pas kapitenit shqiptar

Leart Paqarada do të luajë në Bundesliga sezonin e ardhshëm. Anësori i majtë është pjesë e St Pauli prej gushtit të vitit 2020, me skuadrën gjermane numëron një gol dhe katër asiste këtë sezon, teksa mban edhe shiritin e kapitenit.

Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Koln, por jo vetëm. Paqarada del lojtar i lirë në fundin e këtij sezoni. 28-vjeçari pritet të transferohet tek ekipi i njohur gjerman me parametra zero në verë.

Ai është mbrojtësi i majtë më i mirë në Bundesliga 2, do të më pëlqente shumë të luante me ne. Gjysma e ekipeve të Bundesligës po tentojnë ta joshin. Paqarada luan rregullisht prej vitesh, po flasim për një futbollist shumë inteligjent, i cili ka aftësi të mëdha teknike.

Ka siguri të madhe në ndërtimin e ndeshjes dhe arrin të gjejë zgjidhje edhe kur është nën presionin e kundërshtarëve”, u shpreh Christian Keller, drejtori sportiv i Koln në lidhje me lojtarin dardan, i cili vazhdon të mos marrë ftesa nga Kosova.

Kapiteni historik i Koln, Jonas Hector mendohet të tërhiqet në fundin e këtij sezoni dhe drejtuesit kanë zgjedhur shqiptarin si pasuesin e tij. Shtypi gjerman raporton se bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare mes Paqaradës dhe Koln.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...